Antonio Cassano ka paralajmëruar Interin se mund ta humbë takimin ndaj Milanit.

Sulmuesi italian ka luajtur për të dy skuadrat, mirëpo ka thënë se Rossonerët janë favoritë në total.

“Është shumë herët që të themi për ndikimin që mund të ketë kjo përballje në garë, por Interi është skuadra që rrezikon më shumë. Mendova se Antonio Cone do të largohej në fund të sezonit të kaluar, mirëpo tani gjërat duken më ndryshe. Ai duhet të fitojë Scudetton, pasi ka në skuadër Arturo Vidalin dhe Achraf Hakimin, derisa Lautaro Martinez po ashtu qëndroi. Është një skuadër e fortë, mirëpo Juventusi ka Andrea Pirlon në vitin e tij të parë si trajner, andaj Conte është i detyruar të fitojë titullin. Milani ka Stefano Piolin me një Zlatan Ibrahimovic që është aktualisht lojtari më i mirë në Serie A, Lukaku është i ri, i talentuar, por nuk ka krahasim mes të dyve. Interi mund të duket favorit, port Ibra do t’i ndryshojë gjërat”, ka deklaruar Cassano pë Corriere dello Sport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu