Leicester City ka mbyllur marrëveshjen për Cengiz Ünder (1997), anësorin turk i cili do të largohet nga Roma pas 3 sezonesh. Operacion prej 27 milion eurosh gjithsej: 3 për huazimin njëvjeçar, plus 24 për detyrimin e blerjes.

Negociatat u mbyllën, së shpejti lojtari do të kryejë ekzaminimet mjekësore dhe do të nënshkruajë për Leicesterin. Klubi anglez ka vendosur të përshpejtojë për anësorin turk pasi ka dështuar ne negociatat për Trincaon e Barcelonës, titulllar i Koemanit me Messin dhe Griezmann. Në ndjekje të Ünder ishte edhe Napoli, i cili e kishte përfshirë atë në listën për post-Callejon. Dhe në ditët e fundit Cagliari gjithashtu kishte bërë një sondazh për anësorin turk, i cili në këtë pikë do të largohet nga Seria A për të ndjekur karrierën e tij në Angli.

Në verën e vitit 2017, Roma kishte vendosur të përqëndrohet në sulmuesin anësor që vinte nga Stambolli B.B., një investim prej 13 milion e 400 mijë eurosh plus bonuse. Ndikimi i tij në Itali ishte pozitiv, në sezonin e parë ai shënoi 7 gola në 26 ndeshje të Serisë A (8 në 32 ndeshje gjithsej). Në dy vitet e fundit, megjithatë, ai ka pasur një performancë të përzier. 9 gola në total, 6 prej të cilëve i shënoi në kampionat dhe 46 ndeshje të luajtura. Tani do të ketë një të ardhme në Angli, me Leicesterin që ka mbyllur negociatat për ta marrë atë nga Roma.