Lyoni ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores spektakolare ndaj Manchester Cityt me rezultat 3-1.

Pas 24 minutash lojë në stadiumin ‘Jose Alvalade’, Lyoni kaloi në epërsi me anë të sulmuesit Maxwell Cornet që shënoi një gol të bukur në portën e Ederson Moares.

Të dy skuadrat më pas shkuan në pushim dhe në të dytën, ritmi i lojës ishte më i lartë.

Manchester City arriti t’i baraonte shifrat në 1-1 me anë të Kevin de Bruynes në minutën e 69-të, me një asist të Raheem Sterling.

Mirëpo, gjërat kur dukeshin se po përmirësoheshin për skuadrën angleze, ato u bënë edhe më keq.

Moussa Dembele e riktheu epërsinë në minutën e 79-të me një asist të Houssem Aouar, duke filluar kështu festa e tyre e madhe.

Në fund të ndeshjes Dembele (87′) sërish u shfaq në listën e shënuesëvs, për të vulosur kalimin e skuadrës nga Ligue 1 në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Lyoni në fund arriti të kalonte në gjysmëfinale, atje ku e pret Bayern Munichu që mbrëmë eliminoi Barcelonën me rezultat 8-2.