Liverpooli ka kaluar në gjysmëfinale të Carabao Cup, pasi mposhti 5-1 West Hamin.

Pas 28 minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e Dominik Szoboszlai, që u asistua prej Quansah.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënua edhe pesë gola të tjera.

Curtis Jones u asistua nga Darwin Nunez në minutën e 56-të, që shënoi për 2-0.

Për të vulosur fitoren e Liverpoolit u përkujdes Cody Gakpo (71’), që mori një asistim brilant prej Ibrahima Konates.

Çekanët e shënuan golin e nderit në minutën e Jarrod Bowen, që realizoi në minutën e 77-të.

The Reds ia dolën që në minutën e 82-të dhe të realizonin me anë të Mohamed Salah.

Dhe në minutën e 84-të Jones shënoi për rezultatin final 5-1.

Liverpooli do të mësojë nesër emrin e e kundërshtarit për gjysmëfinale, derisa kanë mbetur Chelsea, Fulhami dhe Middlesbrough.