U luajtën sonte ndeshjet e kthimit të vlefshme për çerekfinalet e Europa League. Kualifikohen Juventus, Roma, Sevilla dhe Bayer Leverkusen.

Ja rezultatet e plota dhe golashënuesit:

Roma – Feyenoord 4-1 k.sht. (vajtja 0-1):  
60′ Spinazzola, 89′ Dybala, 101’ Shaarawy, 109’ Pellegrini /  80′ Paixao

Sporting – Juventus 1-1 (vajtja. 0-1):    
20′ pen. Edwards / 9′ Rabiot

Royale Union SG – Bayer Leverkusen 1-4 (vajtja. 1-1):
65′ Terho / 2′ Diaby, 37′ Bakker, 60′ Frimpong, 79′ Hlozek

Sevilla – Manchester United 3-0 (vajtja. 2-2):    
8′ e 81′ En Nesyri, 47′ Badè