Burkina Faso ka mposhtur Tunizinë me rezultat 1-0 për të siguruar biletën për në gjysmëfinale në Kupën e Komeve të Afrikës.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar me të dyja skuadrat që kishin nga një rast shënimi.

Por goli i Donga Ouattara erdhi në fund të pjesës së parë dhe ishte vendimtar në këtë sfidë.

Tunizia në pjesën e dytë u përpoq të barazonte shifrat, por mbrojtja e ngjeshur e Burkina Fasos ishte e patejkalueshme.

Tunizianët kërkuan penallti dhe luajtën me një lojtarë më shumë për 10 minuta, por nuk arritën të bënin diçka më shumë.

Burkina Faso në gjysmëfinale e pret fituesit e ndeshjes Senegal – Guinea Ekuatoriale.