Senegali e ka eliminuar Guinenë Ekuatoriale me rezultat 3-1 në çerekfinale, për të siguruar kështu një vend në gjysmëfinale.

Goli i parë për senegalezët u shënua nga Famara Diedhiou në minutën e 28-të, me një asistim të Sadio Manes.

45 minutat ishin edhe më të zjarrtë, duke u shënuar edhe tre gola të tjerë.

Ishte Jannick Buyla (57’) që i barazoi shifrat në 1-1 për Guinenë Ekuatoriale, me një asistim që erdhi prej Pablo Ganet.

Por, Senegali e riktheu epërsinë me anë të Cheikhou Kouyate, që shënoi në minutën e 68-të.

Për të vulosur fitoren e senegalezëve u përkujdes Ismaila Sarr (79’), me Saliou Ciss që ishte asistuesi dhe sfida u mbyll me rezultatin 3-1.

Senegali në gjysmëfinale do të takohet me Burkina Fason që ia doli të eliminonte Tunizinë.