Atalanta ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Villarrealit me rezultat 3-2, duke bërë që spanjollët të kalojnë tutje.
Spanjollët e nisën mirë takimin duke shënuar që në fillim. Ishte minuta e tretë kur Arnaut Danjuma gjeti rrjetën për 1-0.
Atalanta kishte dy raste për tu kthyer në lojë, por Remo Freuler dhe Josip Ilicic nuk ishin të saktë.
Në fundin e pjesës së parë, Etienne Capoue, ishte ai që shënoi për 2-0.
Sikurse në pjesën e parë edhe në të dytë, Arnaut Danjuma shënoi për 3-0.
Bergamasve iu doli vonë gjumi, kur në minutën e 71-të, Ruslan Malinovsky shënoi për 3-1.
Në minutën e 80-të u hap ndeshje, pasi që Duvan Zapata ngushtoi shifrat në 3-2.
Atalanta ka mundur të barazojë shifrat, por goditja e Luis Muriel u ndal në shtyllë.
Villarreal do të vazhdojë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Atalanta do të luajë në Ligën e Evropës.