Atalanta ka marrë fitoren e parë në Champions League këtë sezon. Bergamaskët vazhdojnë shkëlqimin në arenën europiane, teksa sot kanë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 ekipin zvicerian Young Boys. Sportdashësit kanë parë sërish Atalantën e bukur në fushën e lojës, me ekipin italian që dominoi tërësisht kundërshtarin.

Statistikat kanë folur të gjitha për bergamaskët, të cilët lojën argëtuese e kurorëzuan edhe me një gol në minutën e 68 me anë të Pessina-s. Titullar në këtë përballje ka qenë edhe Berat Gjimshiti, që vërteton me paraqitjen e tij se është një pikë kyçe e Gasperinit.

Sukses i thellë për Zenit mbi Malmön në ditën e dytë të Grupit H të Ligës së Kampionëve. Kampionët rusë fitojnë 4-0, me golat nga Claudinho 9’, Kuzyaev 49’, Sutormin 80’ dhe Wendel 90’+4’.

Zeniti ndeshjen tjetër do të përballet me Juventusin më 20 tetor, në Shën Petersburg në orën 21:00.