U luajtën 2 ndeshje në orën 18.45 në Uefa Champions League.

Borussia Dortmund ka fituar ndaj Besiktas si mysafir me rezultat 2-1 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

‘Milionerët’ kaluan shpejtë në epërsi në minutën e 20-të, kur Thomas Meunier gjen Jude Bellingham që shënon për 1-0.

Një minutë më pas Marco Reus, po ashtu kishte rast të mirë, por portieri Ersin Destanoglu ishte në vend.

Krejt në fund të pjesës së parë, doli në skenë Haaland, arriti të shënojë për 2-0 pas pasimit të Bellingham.

Edhe pjesa e dytë ishte e mirë me raste nga të dyja palët.

Por për ta parë golin e radhës u desh të pritej minuta e tretë e kohës shtesë të pjesës së dytë, kur Miralem Pjanic harkoi në zonë dhe gjeti kokën e Francisco Monteros që shënoi për 2-1.

Rezultati i parë surprizë sot në Ligën e Kampionëve, direkt nga grupi i Interit.  Po, sepse Shakhtar Donetsk i Roberto De Zerbi humbi në debutimin e tyre në fazën e grupeve, duke u befasuar nga Sherif Tiraspol i cili, duke shënuar një gol në pjesë, mori në shtëpi suksesin dhe tre pikët e para.

Sherif Tiraspol – Shakhtar Donetsk 2-0:   
16 ’Traore, 62’ Yansane