Kanë përfunduar dy ndeshjet e orës 18:45 të vlefshme për javën e katërt të grupeve në Champions League

Real Madridi ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Shakhtar Donetsk me rezultat 2-1 në Grupin D

Ndeshja nisi në sulm për të dyja skuadrat që kishin nga një rast të mirë.

Fillimisht rrezikoi Luka Modric në minutën e 5-të, ndërsa Alan Patrick pas pesë minutash kishte rast për mysafirët, por gola nuk kishte.

Mbretërit e gjetën golin në minutën e 14-të, kur Karim Benzema ishte i saktë për të gjetur rrjetën për 1-0.

Të dy skuadrat kishin nga një rast, para se të vinte një gol tjetër në këtë ndeshje.

Alan Patrick bën një punë të mirë dhe pason te Fernando i cili mposht Thibaut Courtoisin për 1-1.

I njëjti lojtar ka mundur t’i dërgojë në pushim ukrainasit me epërsi por goditja e tij në minutën e 45-të u prit nga portieri Coutois.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Real Madridin, që riktheu sërish epërsinë.

Kush tjetër përveç Benzema, i cili e ktheu në gol një pasim të bukur të Vinicius Junior për 2-1 në minutën e 61-të.

Edhe pas goli të tretë në ndeshje të dy skuadrat kishin raste, por pa arritur objektivin.

Në fund Real Madridi iu gëzua fitorës së tretë në grupe dhe më 9 pikë është lider, ndërsa Shakhtari mbetet me 1 pikë.

Në grupin B Milani barazoi 1-1 me Porton dhe ende shpreson për një vend në fazën e 16-të (nëse Atletico nuk mund sonte Liverpool-in).

Fillimi i ndeshjes u komplikua menjëherë, me Porton që gjeti avantazhin falë Luis Diaz 6’.

AC Milan ishte në vështirësi dhe rrezikoi të pësonte dyfishimin nga Otavio dhe Sergio Oliveira, ndërsa reagimet e para vijnë para pushimit me shanse për Giroud dhe Saelemaekers.

Në pjesën e dytë Evanilson godet traversën.

Pak më pas vjen autogoli i Mbemba 61’ në krosimin e Kalulu-s sjell barazimin.

Me këtë rezultat Milani ngelet i fundit me 1 pikë, ndërsa Porto në vendin e dytë me 5 pikë.