Kanë përfunduar mbrëmë katër ndeshjet e para të raundit të dytë kualifikues të Champions League.  Misioni i kryer për Dinamo Zagreb i cili do të përballet me Legia Varshavën, fituese në Talin. Malmö gjithashtu kualifikohet (pritet nga Rangers).

Ja rezultatet e plota:

Flora Tallinn (Estoni)-Legia (Poloni) 0-1 (1-2 vajtja).
67’ Lopez

HJK (Finlandë)-Malmö (Suedi) 2-2 (1-2 vajtja)
1’ Henko, 78 Riski / 10’ Cristiansen, 76’ Birmancevic

Omonia (Qipro)-Dinamo Zagreb (Kroacia) 0-1 (0-2 vajtja)
79’ Menalo

Zalgiris-Ferencvaros 1-3 (0-2 vajtja)
90’+3 Diaw / 44’, 72’ Kabir, 90’+4 Mac