Young Boys ka mposhtur Manchester United me rezultat 2-1, në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi shumë më mirë për ‘Djajtë e Kuq’, pasi që në rastin e parë në minutën e 14-të arritën të shënonin.

Bruno Fernandes bën një pasim shumë të mirë te Cristiano Ronaldo, i cili nga afër shënon në mesin e këmbëve të portierit për 1-0.

Ronaldo sërish provoi në minutën e 25-të, por portieri Von Ballmoos arriti të mbrojë.

Man Utd mbeti me një lojtarë më pak në minutën e 35-të, kur Aaron Wan Bissaka, mori karton të kuq.

Në pjesën e dytë anglezët vetëm u mbrojtët, duke rrezikuar shumë rrallë.

Barazimi erdhi në minutën e 66-të, kur Nicolas Moumi Ngamaleu i Young Boys shënoi për 1-1.

Krejt në kohën shtesë, Jesse Lignard pason gabimisht te Jordan Siebatcheu i cili shënoi për 2-1.

Ndeshja mes Sevillës dhe RB Salzburg, doli të jetë interesante, ku në fund u mbyll 1-1.  

Ajo që e bëri të flaktë këtë takim ishin 4 penallti të akorduara në pjesën e parë.

3 penallti u akorduan për RB Salzburgun, ndërsa 1 për Sevillën.

Karim Adeyemi gaboi penalltinë e parë, para se Luka Sucic të shënonte për epërsinë e mysafirëve.

Sucic mori përsipër edhe penalltinë e tretë, që e huqi.

Krejt në fund Sevilla mori penallti, ku në gol e ktheu Ivan Rakitic.