Marrëveshja e Chelsea me Leeds për tarifën e transferimit të Raphinhas është arritur në shifren prej 60 milionë stërlina (70 milionë euro) plus 5 milionë stërlina (6 milionë euro) bonuse.

Tani pritet të arrihet marrëveshja me futbollistin.  Orë kyçe në vazhdim për drejtuesit e Chelseas pasi ata do të përpiqen të arrijnë marrëveshje të plotë me anësorin brazilian dhe agjentin e tij Deco për pagën dhe kushtet personale.

Sipas mediave angleze, vetë pronari Boehly ka ndërhyrë t’i ofrojë futbollistit një kontratë katërvjeçare me pagë 6.5 milionë stërlina (7.5 milionë euro) në sezon.