Chelsea ka rënë dakord për një tarifë prej 23.1 milionë stërlina (27 milionë euro) për Lesley Ugochukwu (2004) të Rennais, sipas The Athletic.

Përfaqësuesi i Francës U21, luajti 35 ndeshje në të gjitha garat për skuadrën e Ligue 1 në sezonin e kaluar.

Ugochukwu, një mesfushor qendror, pritet të nënshkruajë një marrëveshje afatgjatë, pa asnjë vendim të marrë ende nëse ai do të huazohet apo do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Mauricio Pochettino këtë sezon.