Chelsea ka identifikuar Raheem Sterling (1994) si zëvendësuesin e Romelu Lukakut (1993), i cili mund të largohet drejt Interit.

Por mediat britanike raportojnë se oferta e parë e bluve, me vlerë 22 milionë stërlina (rreth 25 milionë euro), është refuzuar menjëherë nga Manchester City.

Sipas Sky Sport blutë mund arrijnë në shifrën e 35 milionë stërlinave (rreth 40 milionë euro), por Manchester City do të pretendojë 60 milionë stërlina (70 milionë euro) për teserën e sulmuesit anglez.