Chelsea ka bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh plus mbrojtësin e majtë Marcos Alonso (1990) për sulmuesin Romelu Lukaku (1993), por kjo ofertë është refuzuar nga Interi.
Skuadra e Serie A ende e sheh belgun si “të paprekshëm”, por flitet se Chelsea do ta provojë edhe një herë.
Sipas raportimeve nga mediat angleze klubi londinez do të ofrojë 120 milionë euro dhe kjo do ta bëjë Interin të mendojë transferimin.