Chelsea është duke vazhduar bisedimet me Leicesterin për nënshkrimin e mbrojtësit francez Wesley Fofana (2000) pasi refuzimit të parë në gjatë javës së kaluar.

Blutë besohet se janë të përgatitur të ofrojnë lojtarë si pjesë e një marrëveshjeje në një përpjekje për të tërhequr futbollistin shtatlartë 190 cm të gjatë larg nga stadiumi King Power.

Megjithatë, Leicester nuk dëshiron ta shesë reprezentuesin francez për më pak se 85 milionë stërlina (101 milionë euro).

Pasi kaloi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar jashtë e lënduar, Fofana nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me Dhelprat në mars dhe thuhet se Leicesteri nuk është interesuar ta lërë të riun të largohet pa marrë një tarifë të konsiderueshme.

Fofana iu bashkua Leicesterit në vitin 2020 për 30 milionë stërlina (35 milionë euro), pasi kaloi një sezon në Ligue 1 me Saint Etienne.

Në sezonin e tij të parë në Leicestershire, Fofana u vendos si një pjesë kyçe e skuadrës së Brendan Rodgers, duke bërë 28 paraqitje në Premier League pasi Leicester-i për pak e humbi futbollin e Champions League.

Pas kthimit nga lëndimi në fillim të këtij sezoni, Rodgers tha:

“Ai ka shpejtësinë, ai është dominues dhe konkurrues dhe kjo është shumë e rëndësishme. Disa lojtarë kanë fizikun, por jo domosdoshmërisht e përdorin atë. Ai është agresiv, mbrohet përpara dhe pasi të ketë pozicionin, do të vazhdojë të jetë një nga qendërgjysmët kryesorë në futboll, nuk kam absolutisht asnjë dyshim për këtë.” 

Nëse një marrëveshje nuk mund të arrihet për Fofanën, Thomas Tuchel thuhet gjithashtu se është i interesuar të nënshkruajë me mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar.

Ndërkohë Leicester ende nuk ka bërë një nënshkrim këtë verë, pavarësisht se futbollistët e tyre kanë tërhequr interes të konsiderueshëm nga klubet e tjera.