Me kalimin e Lionel Messit në Paris Saint-Germain, thashethemet e bujshme që rrethojnë të ardhmen e Kylian Mbappes dhe Cristiano Ronaldos, e kanë lënë paska anash

Sulmuesi Erlin Haaland( 2000) i Borussia Dortmund ishte lidhur paraprakisht me një largim nga klubi gjerman këtë verë, por dukej se nuk kishte asgjë shumë konkrete në ato raportime.

Një nga klubet ku ai ishte në negociata për t’u bashkuar, ishte Chelsea, që hoqi dorë dhe më pas nënshkroi me belgun Romelu Lukaku dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse pas detajeve të kontratës së kërkuar nga Haaland në Stamford Bridge.

Sipas gazetës gjermane Bild, agjenti i Haaland, Mino Raiola, kërkoi një pagë netto prej 25 milionë stërlinash (28 milionë euro) në sezon, dmth bruto 44 milionë stërlina.

Por, nuk mbaron me kaq.

Raiola gjithashtu donte një tarifë prej 40 milionë eurosh si komision.

Transferimi do të ishte 150 milionë stërlina (175 milionë euro) tarifë fikse dhe 64 milionë stërlina bonuse.

Pra në total transferimi do të shkonte deri në 250 milionë euro.

Me të vërtetë do të kishte qenë një nga marrëveshjet më të mëdha në historinë e futbollit, por u prish nga makutëria e Raiolas.