Chelsea pritet të largojë Kepa Arrizabalaga (1994) në fund të këtij edicioni, pasi portieri spanjoll ka dështuar në këtë sezon dhe Frank Lampard kërkon shitjen e tij.

Sipas asaj që raporton Daily Mirror, trajneri anglez ka kërkuar nga bordi i klubit që të transferohet Jan Oblaku (1993) i Atletico Madridit.

Klubi londinez është i gatshëm që të ofrojë Kepan dhe 30 milionë euro te Rojiblancos, për t’i marrë shërbimet e sllovenit Oblak.

Chelsea transferoi Kepan nga Athletic Bilbao në verën e vitit 2018 për shumën rekord 80 milionë euro, mirëpo që nga atëherë nuk ka arritur të tregojë se vlen aq.