Chelsea po shkon drejt përfundimit të një marrëveshjes për nënshkrimin me mesfushorin Kai Havertz (1999) të Bayer Leverkusen.
The Guardian raporton se Blues po shkojnë drejt një marrëveshje ndërsa ato janë afruar drejt kërkesës së skuadrës gjermane prej 90 milion stërlinash (100 milionë eurosh).
Skuadra e Frank Lampard fillimisht ofroi rreth 72 milion stërlina (80 milionë euro) por pas takimeve midis shefave të klubit mendohet se do ta rritin ofertën e tyre.
Media The Telegraph raporton se Havertz do të nënshkruajë një marrëveshje pesë-vjeçare në Stamford Bridge nëse diferenca në vlerësime mund të zgjidhet.