Chelsea ka prezantuar edhe fanellat e dyta, apo ato mysafire për edicionin e ri.

Gjiganti anglez të parat i kishte prezantuar në fund të edicionit të kaluar, por fanella e dytë kishte mbetur enigmë për tifozët e tyre deri më tani.

Londinezët kanë befasuar të gjithë, pasi fanella e dytë do të jetë ngjyrë e verdhë.

Tanimë fanellat kanë dalë në shitje, derisa përveç ngjyrës së verdhë që dominon aty ka edhe vija të zeza.