Antonio Rudiger (1993) ndjehet shumë i ofenduar nga oferta e fundit e Chelseas për rinovim.  Siç raporton Sport Bild, blutë në fakt do të kishin vënë në pjatë një pagë më të ulët se kërkesat e ish-qendrës së Romës 3.1 milionë stërlina (3,6 milionë euro) në sezon , duke shkaktuar zemërimin e lojtarit dhe rrethit të tij.

Kjo është afërsisht gjysma e pagës aktuale (5.2 milionë stërlina) dhe nëse Chelsea nuk e përmirëson propozimin e tyre, thotë Bild, Rudiger nuk do të rinovojë kontratën e tij që skadon më 30 qershor 2022 dhe për këtë arsye do të jetë në gjendje të largohet si një transferim i lirë.

Qendërmbrojtësi gjerman ndiqet nga Bayern Munchen dhe Juventusi prej disa kohësh.

Te Chelsea Lukaku, Kante dhe Werner janë më të paguarit.