Chelsea është duke tentuar që të ndërtojë një skuadër të re në këtë verë edhe pse u duhen disa transferime.

Frank Lampard ka kërkuar nga bordi i klubit londinez disa transferime, ndërsa kanë rreth 200 milionë euro në dispozicion për blerje.

The Blues tashmë e kanë transferuar Hakim Ziyechin (1993) nga Ajaxi në sezonin e janarit, derisa në listën e tyre janë edhe disa lojtarë.

Pierre Emerick-Aubameyang (1989) është objekti për në sulm, pasi Michy Batshuayi (1993) dhe Olivier Giroud (1986) lidhen me një largim nga Stamford Bridge.

Në listën e tyre janë edhe portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma (1999) dhe Ben Chilwell (1996) i Leicester Cityt.