Giorgio Chiellini, në një pasazh të autobiografisë së tij, bën një krahasim të rëndësishëm mes ish-sulmuesit të Juventusit dhe argjentinasit:
““Icardi është një sulmues i nivelit botëror, edhe pse ndoshta i mungon diçka në nivelin e lojës së skuadrës. Për ta kuptuar, është një Trezeguet, por me karakteristika të ndryshme, vrasës në zonë dhe i përmirësueshëm jashtë saj. Një finalizues klasik. Është mes kundërshtarëve më të mëdhenj që kam patur përballë, sposton ekuilibrat. E vlerësoj shumë. Brenda zone është në kufijtë e pamarkueshmërisë, një gjarpër. Por është edhe një djalë i mirë. Që Conte dhe Marotta hoqën dorë prej tij, duhet të kenë patur arsyet e tyre.”