Belgu ka kujtuar mikun dhe ish-shokun e tij të skuadrës me një mesazh në rrjetet sociale: “Ishte e mrekullueshme të isha pranë teje. Do të të dua gjithmonë”. Në fushë ai ia dedikoi edhe golin e tij ndaj Udineses.
Në mesin e mijëra viktimave të përfshira në tërmetin që goditi zonën midis Turqisë dhe Sirisë, është edhe Christian Atsu, një lojtar i Hataysporit me të kaluar angleze mes Chelsea dhe Everton. Dhe ishte pikërisht me Blutë dhe Toffees që u takua dhe ishte shok skuadre me Romelu Lukaku. Belgu ka dashur të kujtojë mikun e tij me një sërë fotosh në rrjetet sociale dhe një mesazh mjaft emocionues.
“U prehsh në paqe vëlla. Kjo është vërtet e vështirë për t’u pranuar… Ishte e mrekullueshme të isha pranë teje. Ti je përulësi dhe dashuri për Zotin. Mënyra se si ke punuar gjatë stërvitjes, dashuria që ke ndjerë për veten tuaj. familjen dhe femijet tuaj Zoti ju dhente gjithe force femijeve dhe familjes tënde… Zoti ju bekofte shpirtin do ju dua gjithmone.”, – shkroi sulmuesi Lukaku në Instagram.
Para se të ndante kujtimin në rrjetet sociale, Lukaku kishte dërguar tashmë një homazh për Atsu në fushë. Në të vërtetë, pasi gjeti golin (nga një penallti) në San Siro, belgu kishte ngritur sytë dhe krahët drejt qiellit, duke ia dedikuar golin ish-bashkëlojtarit të tij, një ngazëllim i postuar më vonë në histori me disa fjalë domethënëse: “Unë të dua vëlla”.