Christian Eriksen (1992) ka mbërritur në Itali për ta kompletuar kalimin te Interi.
Mesfushori danez po transferohet te Nerazzurët nga Tottenham Hotspuri për një shumë rreth 20 milionë euro.
Ka disa javë që po raportohet se marrëveshja mes të dyja klubeve është arritur, ndërsa sot edhe zyrtarisht pritet që të kompletohet transferimi i Eriksen.
Danezi ka edhe gjashtë muaj kontratë me Spurs, por që këta të fundit e larguan lojtarin në mënyrë që mos ta humbin me parametra zero.
Ai do t’i bëjë vizitat mjekësore sot e më pas do të firmosë një kontratë për 4 vjet e gjysmë me pagë 10 milionë euro në sezon me klubin zikaltër.