Mbrojtësi i Holandës dhe Juventusit, Matthijs de Ligt, është zgjedhur si lojtari më i mirë i ri.
“Kopa Trophy” jepet për edicionin e dytë me radhë nga revista “France Football”.
Të parin e kishte fituar Kylian Mbappe, dhe ishte pikërisht ai që ia dhuroi trofeun holandezit. De Ligt sezonin e shkuar bëri paraqitje fantastike me Ajaxin, duke kaluar pastaj te Juventusi.
Holandezi i la pas Jadon Sanchon dhe Joao Felixin.