Kingsley Coman dëshiron të njëjtën pagë si Robert Lewandowski ndërsa negociatat vazhdojnë për një marrëveshje të re me Bayern Munchen, raporton Marca.
Coman ka edhe dy vite në marrëveshjen e tij aktuale, por mbetet në bisedime për kushte të reja në gjigandët gjermanë.
Drejtuesit e Bayern Munchen hezitojnë të përkulen ndaj kërkesave të Coman për ti dhënë pagë 20 milionë euro në vit, megjithëse ata nuk kanë ndërmend të shesin francezin, përveç nëse marrin një ofertë të madhe.