Antonio Conte është duke u përpjekur që ta joshë Lorenzo Insignen (1991) drejt Tottenham Hotspurit në sezonin e transferimeve të janarit.

Kapiteni i Napolit ka kontratë me klubin italian deri në 30 qershor 2022, kur edhe mund të largohet si lojtar i lirë.

Ndërkohë, edicioni napolitan i gazetës Repubblica pohon se Spursat besojnë se mund t’i sigurojnë shërbimet e 30-vjeçarit me një shumë jo shumë të lartë, rreth 10 milionë euro pasi De Laurentiis preferon ta shesë jashtë Italisë, sesa te Interi ose te Lazio.

Conte është një admirues i sulmuesit, me të cilin ka bashkëpunuar gjatë kohës sa ishte trajner i Italisë.