Kombëtarja e Brazilit ka barazuar 1-1 ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Copa Amerika, ku përballë kishte Ekuadorin.

Trajneri i Brazilit, Tite kishte vendosur që për këtë takim t’iu jap hapësira lojtarëve që kanë luajtur më pak, duke pushuar yjet e skuadrës si Neymar, Thiago Silva, Alex Sandro, Gabriel Jesus e Casemiro. Megjithatë përkundër se në fushë ishin lojtarët më të rinj, Brazili luajti më mirë dhe kaluan në epërsi në pjesën e parë.

Ishte mbrojtësi qendror i Real Madrid, Eder Militao që shënoi në minutën e 37-të për 1-0 pas asistit nga Everton.

Mysafirët nga Ekuadori barazuan gjithçka në pjesën e dytë, kur realizoi Mena 53′ për 1-1.

Deri në fund Brazili pati disa raste të mira shënimi, por që gola më nuk pati dhe ndeshja përfundoi baras 1-1.

Në takin tjetër Peruja mundi 1-0 Venezuelën me golin e shënuar nga Carrilo 48′.

Pas katër ndeshjeve të zhilluara në Grupin B, Brazili kalon tutje si lider me 10 pikë, Peruja kalon si e dyta me 7 pikë, ndërsa Ekuadori si i katërti i këtij grupi kalon me 3 pikë. Eliminohet Venezulea si vend i pestë dhe i fundit me 2 pikë.