Kolumbia mundi Perunë dhe e mbyll Copa American 2021 në vendin e tretë. 3-2 ishte rezultati përfundimtar në fund të një loje plot përmbysje.

Peru kaloi në epërsi në fund të pjesës së parë me Yotun 45’.

Në fillim të pjesës së dytë Cuadrado 49’ menjëherë barazoi rezultatin.

Cafeteros përmbys situatën me Luis Diaz 66’, por Lapadula 84’ barazon rezultatin për Perunë.

Gjithçka sugjeronte që koha e rregullt nuk do të kishte shërbyer për të dekretuar një fitues, por në minutën e 90+4-të Luis Diaz, pas një asisti nga Muriel, shënoi golin e tij të dytë personal dhe i dha Kolumbisë fitoren që i vlen vendin e tretë.