Mesfushori me tipare sulmuese Philippe Coutinho (1992) është momentalisht i huazuar te Bayern Munchen, por ekipi gjerman nuk do ta aktivizojë klauzolën e blerjes së tij nga Barcelona.

Braziliani nuk pëlqehet as nga blaugranat dhe pritet të largohet ku e ardhmja e tij shihet në Angli.

Chelsea prej ditësh ka nisur bisedimet me agjentët e lojtarit dhe ato tanimë janë në rrugën e duhur dhe vetë Coutinho ka pëlqyer një transferim në Stamford Bridges, pasi beson se do t’i përshtatej mjaftë mirë stilit të lojës të aplikuar nga trajneri Frank Lampard, pavarësisht se ai ndiqet edhe nga Tottenhami me trajner Mourinhon.

Problemi qëndron tek marrëveshja mes dy klubeve, Chelseas dhe Barcelonës.

Londinezët e duan huazimin e lojtarit me të drejtë blerje, por spanjollët insistojnë që huazimi të jetë me detyrim blerje prej 70 milionë eurove.

Mbetet të shihet nëse Chelsea do ta pranojë këtë opsion, apo Barcelona do të lejoj vetëm huazimin e thjeshtë me të drejtë blerje.