Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës nga CoVid-19. 609 të prekur ka arritur numri i përgjithshëm në vend ku për herë të parë Tirana nuk ka raste të reja. 25 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit.
Dr. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:
Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë:
Janë testuar 242 persona të dyshuar me COVID-19.
Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID19.
Vijon hetimi epidemiolog jik dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja. Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka asnjë rast të ri.
Deri në këto momente janë testuar 6017 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 609 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345.
Aktualisht në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave.
Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 3 pacientë janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
- – Tiranë 253 raste
- – Durrës 42 raste
- – Lushnje 6 raste
- – Elbasan 16 raste
- – Fier 36 raste
- – Kavajë 9 raste
- – Rrogozhinë 4 raste
- – Korçë 19 raste
- – Vlorë 5 raste
- – Shkodër 99 raste
- – Lezhë 14 raste
- – Berat 2 raste
- – Has 13 raste
- – Krujë 40 raste
- -Tropojë 4 raste
- – Pukë 5 raste
- – Mirditë 3 raste
- – Kukës 11 rast
- -Mallakastër 1 raste
- – Kurbin 27 raste