Ka shkuar në 2047 raste pozitive me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 328 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 52 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 22 të prekur në Tiranë, 9 në Vlorë, 7 në Krujë, 5 në Kurbin, 2 në Fier dhe nga 1 rast në Kamëz, Kavajë, Lezhë, Pukë, Rrogozhinë Delvinë dhe Tepelenë.
Në vendin tonë janë aktualisht 807 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
COVID-19 – Statistika (23 Qershor 2020)
- Testime totale 24020
- Raste pozitive 2047
- Raste të shëruara 1195
- Raste Aktive 807
- Humbje jete 45 (Qarku Tiranë 25, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 374
- Durrës 152
- Shkodër 124
- Vlorë 63
- Fier 37
- Lezhë 20
- Korçë 17
- Elbasan 10
- Kukës 7
- Gjirokastër 2
- Berat 1