Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, producenti i njohur Cricket dhe këngëtari Yll Limani kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Ndoshta” mban titullin kjo këngë, e cila është vizualizuar edhe me një klip të veçantë, në të cilin asnjëri nga dyshja nuk janë pjesëmarrës.

Muzika është realizuar nga producenti Cricket, ndërsa tekstin e ka shkruar vet Ylli.

Masterizimi i është besuar producentit të njohur nga Shqipëria, Lorenc Aliaj.

Klipi i këngës është një vizualizim i veçantë me disa protagoniste femre, por jo me prezencën e Yllit apo Cricketit në të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu