Portugalia ka njoftuar se Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Në testimet e fundit të bëra nga kombëtarja portugeze, ka rezultuar se ylli i tyre më i madh është i infektuar me virusin global.

Portugalia ka njoftuar se 35-vjeçari do të qëndrojë në vetëizolim për dhjetë ditë e më pas të rikthehet te Juventusi.

“Ai është mirë dhe pa simptoma, duke qëndruar në izolim”, thuhet në njoftimin e portugezëve.

Por, rrezikon mundësia që te portugezët të ketë edhe më shumë të infektuar, duke ditur se Ronaldo ka qenë në kontakt edhe me lojtarët e tjerë.

Para pak ditësh, ylli i Zonjës së Vjetër ka postuar një fotot në rrjetet sociale ku shihet duke drekuar me bashkëlojtarët e tjerë të Portugalisë.