Blitzi i super-agjentit portugez, nga sonte në Torino, kthen në qendër të vëmendjes të ardhmen e Cristiano Ronaldos, i cili mund të largohet nga bianconerët në ditët e fundit të sesionit të merkatos së verës.

Sipas gazetës Corriere qëllimi i Mendes është të sjellë klientin e tij te Manchester City në skuadrën e Pep Guardiolas.  Një takim me drejtuesit e klubit të Juventusit është i mundur në orët e mëngjesit të enjten.  Manchester City, i cili duhej të hiqte dorë përfundimisht nga Harry Kane gjatë ditës së mërkurë, do të ishte zgjidhja e preferuar për CR7 nga pikëpamja teknike dhe ekonomike. Klubi anglez do të ishte gati të vinte në pjatë një pagë vjetore prej 60 milionë euro bruto (33 milionë euro netto).

Sa i përket marrëveshjes me Juventusin, sipas edicionit online të gazetës, City do të donte ta sillte Cristiano Ronaldon në Angli falas.

Kompania e Sheik Mansur nuk do të ishte e gatshme të shpenzonte para për sulmuesin portugez. Në buxhetin e Juventusi ai është për një shumë pak më pak 25 milionë euro, që është edhe shifra që kërkon klubi italian.