Crystal Palace ka rënë dakord të paguajë një tarifë prej 8.5 milionë stërlinash (10 milionë euro) plus 2.5 milionë stërlina (3 milionë euro) bounse për qendërmbrojtësin e Bayern Munichut, amerikanin Chris Richards (2000), siç raportohet nga Sportsmail.

Qendërmbrojtësi 188 cm I gjatë iu bashkua Bayernit nga FC Dallas për 1.1 milionë euro në vitin 2019, por ka bërë vetëm 10 ndeshje për klubin gjerman.

Futbollisti i lindur në Alabama ka 8 paraqitje për përfaqësuesen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në moshën 22-vjeçare ka kohë në anën e tij për t’u zhvilluar më tej.

Blerja nga Bayern e Matthijs de Ligt nga Juventusi e ka shtyrë Richards më tej në rendin e fundit.

Mundësia për të luajtur në Premier League është jashtëzakonisht tërheqëse për Richards, me trajnerin e Palace, Patrick Vieira, që e vlerëson atë shumë.