Një rast në kufijtë e pabesueshmes po vjen nga Gana. Bëhet fjalë për elitën e futbollit të këtij vendi, më saktësisht për klubin e Aduana. Kjo skuadër ka menduar që të mbështes të rinjtë, por duke e shfrenuar fantazinë. Në ndeshjen e fundit ka luajtur për 25 minuta edhe Fataho Nerie me ekipin e parë, në elitën e futbollit të Ganës.

Ky lojtar është vetëm 13-vjeç e 8 muaj dhe konkurron i barabartë përballë lojtarëve më të mirë të atij kampionati. Kjo histori ka tërhequr vëmendjen e të gjitha mediave botërore pasi mund të kemi të bëjmë me lojtarin më të ri që luan në elitën e futbollit të një shteti përkatës.