Rasti i dyshuar i koronavirusit nga Elbasani dhe nje sere personash ne karantine kane anulluar koncertin e Dafina Zeqirit kete mbremje ne Truth Club.

Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në Shqipëri janë marr masa parandaluese si mbyllja e shkollave dhe vendeve të tjera publike.

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka postuar ne Instagramin e saj se koncerti i radhës në qytetin e Elbansanit i cili tashmë është anuluar.

“Për shkak të gjendjes së krijuar në Shqipëri eventi i paraparë të mbahet sot në Elbasan  shtyhet për një datë tjetër! Ju faleminderit për mirëkuptim”, ka shkruar menaxheri i Dafinës, Pëllumb Çitaku.