Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, DJ Geek, duket se po shijojnë lidhjen në masë të madhe.

Ata kanë konfirmuar së fundmi se vazhdojnë të jenë bashkë në disa fotografi që janë ndarë në rrjete sociale.

Ka qenë vet artistja Zeqiri, ajo e cila ka publikuar dy fotografi me DJ Geek, në njërën prej të cilëve shfaqen duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Në bazë të imazheve, çifti duket se po kalojnë kohë të mirë së bashku ndonëse nuk zbuluan destinacionin e pushimeve.