Ashtu siç kishte paralajmëruar, këngëtarja Dafina Zeqiri, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Zili zili” mban titullin kënga e saj e re, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Duke qenë se shquhet për stilin e veçantë, artistja e njohur edhe në këtë videoklip kishte gërshetuar të thjeshtën me elegancë.

Tekstin e ka shkruar vet këngëtarja në bashkëpunim me reperin Elinel, kurse për producimin, muzikën dhe masterizimin u përkujdes Rrezon.

Vija melodike po ashtu është realizuar nga Zeqiri, ndërsa videoja u kompletua nga produksioni “Entermedia”.

Ky është projekti i radhës i albumit të Dafinës të titulluar “Dafinë moj”, të cilin tashmë e gjeni në kanalin YouTube.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu