Lëvizje agjenturore apo …? Tre veprimet e mistershme të rusëve në Elbasan dhe Gramsh.

Dalin fotot e tre personave të dyshuar si agjentë rusë janë arrestuar pasditen e së dielës në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.
Në momentin që janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët kishin si detyrë ruajtjen dhe mbrojtjen e Uzinës, tre persona me shtetësi të huaj kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në objekt.
Ushtarët shqiptarë Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka janë afruar menjëherë, por në moment janë sulmuar nga tre personat, ku njëri prej tyre ka përdorur sprije duke lënë të plagosur dy ushtarakët tanë.

Ndërkohë që tre personat janë arrestuar nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit dhe më pas janë marrë në pyetje nga antiterrori. Turistët janë diktuar në foto në ambjente të ndryshme të qytetit të Elbasanit. Madje kanë qëndruar në një hotel të qytetit.


Gjatë ndalimit janë sekuestruar tre pasaportat e që këta persona mbanin me vete, ku rezulton se dy kishin nënshtetësi ruse dhe njëri ukrainasë.
Gjithashtu në çantën e njërit prej shtetasve të huaj janë gjetur aparatura spiunazhi, ku në çipet e tyre kishte foto të Uzinës.

Gjatë marrjes në pyetje tre shtetasit e huaj kanë deklaruar se janë turistë, por ajo që ngre edhe më shumë dyshimet për agjentë të spiunazhit rus, janë pikërisht sendet e gjetura brenda në çantë.