Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një prononcim për Alboday deklaroi se fjalimi i kryeministrit Edi Rama sot në Kongres ishte historik, kurse shtoi se PD duhet ta dijë se zgjedhjet e ardhshme mbahen në qershor 2021.

“PS do marrë 900 mijë vota në zgjedhjet e 2021.Është objektiv shumë real. Fjala e kryeministrit ishte historike. Ne kemi objektiv që të legalizojmë cdo banesë në zonat rurale. Ta dijë PD, që zgjedhjet e ardhshme janë në qershor 2021, – tha Balla.

Taulant Balla theksoi se në këtë Kongres u vendosën piketa shumë të rëndësishme edhe për të ardhmen, duke nënvizuar se po ashtu u bë punë për përfaqësim edhe më të madh të grave në institucionet e vendit.