Tashmë transferimi i austriakut David Alaba (1992) te Real Madridi po konkretizohet.
Mbrojtësi i majtë dhe qëndror në fund të vitit të kaluar bëri me dije se do të largohet nga Bayern Munchen si lojtar i lirë.
Kontrata e Alabas skadon në qershor të këtij vitit dhe Real Madridi raportohet sipas Sky Sports e ka fituar garën.
Ai do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare, me pagë brutto prej 20 milionë eurosh në sezon me Real Madridin.