Juventusit i është anuluar zbritja e 15 pikëve nga fedarata e futbollit italian.

Gjigantët italianë tani janë të tretët në tabelën e Serie A, duke i lënë gjigantët e Interit dhe Milanit jashtë vendeve të Ligës së Kampionëve.

“Zonja e Vjetër” tani ka 59 pikë dhe gjendet e treta, dy më pak se Lazio. Roma është e katërta me 56, kurse Milani i pesti me 53 e Interi i gjashti me dy më pak.

Tre orë përpara ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Evropës, kundër Sporting Lisbonës, Juventusi pa dënimin e tyre në Serie A të anuluar në pritje të një gjyqi të ri për të sqaruar më tej polemikat e tyre mbi fitimet kapitale, që do të thotë se Gjykata Federale e Apelit FIGC duhet të rivlerësojë.

Investigimi i gjykatës ka të ngjarë të zvarritet deri pas përfundimit të këtij sezoni, kështu që dënimi përfundimtar i Juves mund të jetë për sezonin 2023-24.

Pranohen edhe ankesat e Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Assia Grazioli – Venier, Caitlin Mary Hughes, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio, qëndrime këto të cilat bëhen vendimtare sipas Panelit për ripërcaktimin e sanksionit nga drejtësia e FIGC. Pozicionet e tyre do të rivlerësohen në vendimin e ri të Gjykatës Federale të Apelit e cila do të thirret të vendosë edhe për penalizimin e Juventusit.

Nga ana tjetër u rrëzuan ankesat e Andrea Agnelli, Fabio Paratici, Maurizio Arrivabene dhe Federico Cherubini, të cilëve do t’u mbeten skualifikimet e vendosura më parë.