Pak orë para para se t’i drejtohej parlamentit deputeti i Qarkut të Elbasanit z. Lefter Gështenja organizoi një takim me drejtuesit e shoqatave të gjuetisë së Qarqeve të Elbasanit, Korçës dhe Beratit ku ai diskutoi për moratoriumin e qeverisë që e quajti “të padrejtë”.

Sipas deputetit demokrat prej 7 vitesh vijon paaftësia e qeverisë duke dënuar mijëra të apasionuar të gjuetisë e ndërkohë gjuetia e paligjshme po shfaros speciet e rralla!

“Ministres së Turizmit dhe Mjedisit i bëra të qartë përgjegjësinë dhe paaftësinë e saj si dhe të qeverisë për të respektuar ligjin. 

Në Kuvend sjellin sërish shtyrjen e moratoriumit të gjuetisë sepse nuk mundin dot të manaxhojnë zonat e mbrojtura. Në anën tjetër, ligjet dhe vendimet që kanë miratuar vetë për sigurinë në plazhe nuk i zbatojnë duke rezultuar fatale me jetë të humbura njerëzisht.

Ministrja Kumbaro nuk denjoi të japë përgjigje!” , – shkruante në postimin e tij deputeti Geshtenja.