Detaje nga rasti i fundit me COVID-19 në Elbasan. 60-vjeçari nuk ka udhëtuar jashtë vendit, pra eshte infektuar ne Elbasan. Me temperaturë edhe gruaja e tij.
Detaje të reja kanë dalë nga pacienti i tretë i infektuar me COVID-19 në qytetin e Elbasanit. Mësohet se personi i tretë i infektuar është një burrë 60-vjeç, administrator i një pallati, i cili banon në lagjen ‘Emin Matraxhiu’, tek Varrezat e Dëshmoreve dhe kohët e fundit nuk ka udhëtuar jashtë vendit. Ndërkohë me temperaturë është edhe gruaja e tij. Ata janë nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë. Eshte shume shqetesues fakti se 60 vjecari N. S. nuk ka levizur jashte shtetit, pra eshte infektuar ne Elbasan. Nuk dihet sa do jete numri i te infektuarve te tjere. Gazetarja Entela Duka eshte afruar ne pallatin ku banonte cifti S.
Mësohet se 60 vjecari kishte dale lirshem para 3 ditesh ne bulevardin e qytetit te Elbasanit, ne shoqerine e dy miqve te tij.
Koronavirusi është një kërcënim edhe për shqiptarët. Harta e të prekurve në Shqipëri është zgjeruar, ku epiqendra e COVID-19 është Tirana, e pas saj vjen Fieri e Korça. Ndërkohë që janë 146 të infektuar, 17 prej të cilëve janë shëruar dhe 5 viktima. Lezha, Shkodra, Vlora, Kavaja e Elbasani janë qytetet e tjera të prekurve. Gjendja e e të shtruarve në pavion është e stabilizuar deri më tani, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të qëndrojnë brenda.