Artistja shqiptare, Dhurata Dora, pas disa paralajmërimeve, gjatë ditës së djeshme (e martë) ka bërë të ditur se ka nxjerrë këngën e re.
“Harrom” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur Bannz, Tonic dhe Fatjon.
Përveç këtyre dy të fundit, në këtë projekt për tekst ka punuar edhe vet këngëtarja e njohur.
Në klip Dhurata padyshim që shihet me plot stil, për xhirimet e të cilave është përkujdesur Supercut.